HomePolitikë

Zgjedhjet parlamentare: Partitë e Luginës përfundimisht në dy kolona

Subjektet politike shqiptare nga Lugina e Preshevës nuk kanë arritur të unifikohen rreth pjesëmarrjes së përbashkët në zgjedhjet parlamentare serb

“Mirësevini në Bujanoc” në 4 gjuhë
Fillon sanimi i deponive të egra
Arifi takon ambasadorin Braathu, në fokus edhe epilogu i bisedës me Vuçiqin

Subjektet politike shqiptare nga Lugina e Preshevës nuk kanë arritur të unifikohen rreth pjesëmarrjes së përbashkët në zgjedhjet parlamentare serbe të 17 dhjetorit, shkruan FOLonline.

Pa sukses rezultoi edhe tendenca e kryemininistrit kosovar, Albin Kurti, dhe kryediplomatit shqiptar, Igli Hasani, pas takimeve të zhvilluara në Prishtinë, përkatësisht në Tiranë.

Si rezultat i mos ujdisë, orëve në vazhdim, në Komisionin Republikan Zgjedhor-KRZ në Beograd, priten të dorëzohen dy lista garuese shqiptare.

Njëra e koalicionit: PVD, PDSH, LPD, UDSH dhe AL, kurse tjetra, APN, LR.

Partia Demokratike- PD sot gjatë ditës ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme duke i bër publike shkaqet përmes një kumtese për opinion.

Afati i fundit për dorëzimin e listave zgjedhore në KRZ përfundon me 26 nëntor.

Në zgjedhjet e 17 dhjetorit Serbia zgjedh parlamentin e ri që numëron 250 deputetë.

 

COMMENTS