HomeNë fokus

“Spastrim etnik”, Osmani në OKB flet për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur sonte për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës në mbledhjen e Këshillit të Sigu

Ndërron jetë eddhe personi i dytë i aksidentuar në Lluçan
Përfundon sezoni vjeshtor në Ligën Zonale, Tërnoci i 10-ti (tabela)
MBAHET MBLEDHJA E PARË E GRUPIT TË POSAÇËM TË PUNËS PËR INTEGRIMIN E SHQIPTARËVE NË INSTITUCIONET SHTETËRORE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur sonte për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Omsani ka thënë se  shteti serb është duke i shkelur të drejtat e njeriut me veprimet që bënë ndaj shqiptarëve të Luginës. Fshirjen e adresave të shqiptarëve e ka vlerësuar si spastrim etnik.

Spastrimi etnik nëpërmjet mjeteve administrative siç kualifikohet nga Komiteti i Helsinkut për të Drejtat e Njeriut, ku në Luginë e Preshevës Qeveria serbe pa gjurmë edhe pa nxjerrë ndonjë njoftim me shkrim apo dokument i shlyen shqiptarët nga regjistri i popullatës në Serbi, duke i mohuar të gjitha të drejtat e tyre themelore”.

Këto shkelje të drejtave të njeriut janë konfirmuar nga DASH, kjo e përkeqëson gjendjen edhe më shumë me gjuhën e urrejtejes dhe gjuhën diskriminuese që përdoret vazhdimisht nga politikanët dhe mediat në Serbi”, ka thënë Osmani. (Nacionale)

COMMENTS