HomeNë fokus

Musliu: Të rrespektohet vullneti i popullit, zgjidhja demarkimi i kufirit

Kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik dhe zv/ kryetar i komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu, duke i komentuar zhvillimet e fundit në veri

APN kërkon transparencë nga pushteti lokal në Bujanoc
Bujanoci do të lidhet edhe me një autostradë ?
Ku dhe si e pritën Vitin e Ri politikanët e Bujanocit?

Kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik dhe zv/ kryetar i komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu, duke i komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, ka deklaruar se zgjidhja për problemin midis serbëve në veri dhe shqiptarëve në Luginë është demarkimi i kufirit, transmeton FOLonline.

Postimi i Musliut:

Ka kohë që ne shqiptarët kemi harruar rrugën e protestës dhe ngritjen e zërit ndaj padrejtësive që na bëhen tash e sa vite.

Liria nuk falet, por ajo fitohet me përpjekje dhe rezistencë. Ndërsa ne kemi pranuar heshtjen si rezistencë, por kjo nuk e zgjidh problemin por veç sa e bënë më të thellë.

Jemi kundër përdorimit të dhunës, si ndaj institucioneve e edhe ndaj civilëve, por jemi për të respektuar vullnetin e popullit si në Veri të Kosovës por edhe në Lindje të Kosovës. Demarkim të kufirit.

COMMENTS