HomePolitikë

Arifi: Pajtohem me Kurtin e opozitës, por jo me Kurtin në krye të qeverisë

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka postuar një video të kryeministrit, Albin Kurti, që sa ishte në opozitë thoshte se pa u plotësuar

APN dorëzon Listën në KKZ
DEKLARATË PËR OPINIONIN PUBLIK TË KRYETARIT TË TRUPIT KOORDINUES DR. ALEKSANDAR MARTINOVIQ DHE DREJTORIT TË PËRKOHSHËM TË SHËRBIMIT TË TRUPIT KOORDINUES NENAD MITROVIQ
Këshilli Kombëtar Shqiptar pranë fëmijëve shqiptarë në Sanxhak

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka postuar një video të kryeministrit, Albin Kurti, që sa ishte në opozitë thoshte se pa u plotësuar pesë kushte, Kosova nuk duhet të bisedojë me Serbinë.

Arifi ka thënë se pajtohet plotësisht me Albinin e opozitës, por jo edhe me Albinin, Kryeministër i Kosovës.

Ai tutje ka kërkuar nga Kurti, që nesër në takimin në Ohër të përfshijë në marrëveshje edhe Luginën e Preshevës, siç janë të përfshirë serbët në Kosovë nga pala serbe.

Postimi i plotë i tij:

Pajtohem plotësisht me Albinin e Opozitës, por nuk mund ta them të njëjtën për Albinin – Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës!

Shqiptarët kanë kaluar nëpër shumë momente historike, si e shtuna që vjen në Ohër.

Ngjashëm me fjalimin e mësipërm, kërkoj nga Kurti që nesër, Lugina e Preshevës të jetë medoemos e përfshirë në marrëveshje siç janë serbët në Kosovë nga pala serbe!

Video: https://fb.watch/jkEHocJ517/

 

COMMENTS