HomeNë fokus

Kamberi dorëzon propozimin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e tê drejtave të pakicave

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka dorëzuar sot në procedurë parlamentare propozimin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lir

PD rreth procesit zgjedhor
Ku janë, ç’farë po bëjnë?
Akoma pa marrëveshje qeverisëse në Preshevë

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka dorëzuar sot në procedurë parlamentare propozimin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave.

Sipas një postimi në Facebook, Kamberi është shprehur se ka kërkuar ndryshimin e Nenit 14, alinea 2 të këtij Ligji i cili ndalon përdorimin e simboleve kombëtare “nëse janë identik me simbolet e shtetit tjetër”.

Postimi i Kamberit:

Ndryshimi i Ligjit për pakica për të lejuar përdorimin e lirë të flamurit

Në procedurë parlamentare sot dorëzova propozimin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave.

Neni 14, alinea 2 e këtij Ligji ndalon përdorimin e simboleve kombëtare “nëse janë identik me simbolet e shtetit tjetër”.

Me propozimin e ri kam kërkuar ndryshimin e plotë të këtij Neni, eliminimin e pengesave për përdorimim e simboleve, me propozimin që simbolet e pakicave të përdoren lirshëm dhe zyrtarisht gjatë tërë vitit në institucionet e vetadministrimit lokal dhe organet shtetërore në të gjitha komumat në të cilat gjuha e pakicave është gjuhë zyrtare.

Në rastet e komunave ku pakicat përbëjnë më pak se 5% të strukturës etnike, me këtë propozim kërkohet lejimi i përdorimit të flamurit në festat kombëtare të pakicave nacionale.

Propozimin për ndryshimin e këtij Ligji e kanë përkrahur edhe kolegët e mi deputet, Enis Imamovic dhe Selma Kucevic nga SDA e Sanxhakut dhe deputeti i pavarur Aleksandar Olenik.

COMMENTS