HomeShoqëri

Publikohen rezultatet preliminare të regjistrimit të popullisë

Enti Republikan i Statistikave ka publikuar sot rezultatet preliminare të regjistrimit të popullisë në Serbi i cili u realizua gjatë muajit tetor

KKSH u dërgon vërejtje drejtorëve të shkollave shqipe lidhur me lëndët joamtare (dokument)
Breznica dhe Malësia që dy ditë pa rrymë, mungon edhe uji
APN: Nuk do të jemi dekor i pushtetit

Enti Republikan i Statistikave ka publikuar sot rezultatet preliminare të regjistrimit të popullisë në Serbi i cili u realizua gjatë muajit tetor të këtij viti.

Në bazë të të dhënave të përpunuara,  Serbia ka 6.869.504 banorë, prej të cilëve rezident janë 6.472.570, shkruan FOLonline.

Kur janë në pyetje komunat e Luginës, Presheva ka 60.568 banorë, nga të cilët rezident janë 34.866.

Kjo komunë doli t’i ketë 11.642 amvisëri.

Në komunën e Bujanocit janë regjistruar 54.684 qytetarë, ndërsa rezident dolën të jenë 42.011 pre tyre.

Komuna ka 13.647 amvisëri.

Sipas rezultateve në komuën e Medvegjës janë regjistruar 8600 persona, ndër ta 6313 janë rezident.

COMMENTS