HomeAktuale

KRZ konstaton rezultatet e përgjithshme për KKSH

(Foto: RIK) Komisioni Republikan Zgjedhor (KRZ), në mbledhjen e mbajtur sonte, ka miratuar raportin mbi rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve

Gjashtë deputetë të Kuvendit të Serbisë njohin pavarësinë e Kosovës
Kërkesë për hapjen e paraleles së albanologjisë në Luginë
Kurti: Ja si u përkujdesëm për Luginën për tre vjet

(Foto: RIK)

Komisioni Republikan Zgjedhor (KRZ), në mbledhjen e mbajtur sonte, ka miratuar raportin mbi rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve për Këshillat Nacionale të pakicave kombëtare, përfshirë edhe raportin për rezultatet e zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar, shkruan FOLonline.

Raporti i aprovuar për rezultatet e zgjedhjeve për KKSH është ky.

  1. Partia Demokratike: 1762 vota-2 mandate
  2. Partia për Veprim Demokratik: 4155 vota-5 mandate
  3. Lëvizja e Progresit Demokratik-2289 vota-2 mandate
  4. Alternativa për Ndryshim-3824 vota-5 mandate
  5. Partia Demokratike-1032 vota-1 mandat

 

Për këto zgjedhje, në regjistrin e posaçëm zgjedhor të shqiptarëve kanë figuruar 36.238 qytetarë të cilët kanë mundur të votojnë në 143 vendvotime anembanë Serbisë.

Të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 13.841 zgjedhës, derisa vota të vlefshme kanë dalur të jenë 13.062 sosh.

Raporti i KRZ-së për zgjedhjet e KNSH-së :

IZVEŠTAJ ALBANCI

COMMENTS