Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka hedhur akuza në drejtim të Partisë për Veprim Demokratik dhe Partisë Demokrati

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka hedhur akuza në drejtim të Partisë për Veprim Demokratik dhe Partisë Demokratike duke u shprehur se po keqpërdorin pushtetin në kohë fushate për zgjedhjet e KKSH-së.
Pajaziti ka marrë si shkas punimet në infrastrukturë dhe konkurset aktuale nga pushteti lokal dhe KKSH.
Postimi i Pajazitit:
PVD dhe PD po demaskohen
Shpërdorimi i pozitave në fund të mandatit për të qëndruar në pushtet është mekanizmi që ka demaskuar gjithnjë politikat e PVD-së dhe partive të tjera si motra.
PVD në njërën anë me Këshillin Kombëtar, e PD në anën tjetër me qeverisjen në Komunën e Bujanocit, po tentojnë që përmes disa punëve ad-hok, të cilët po i kthejnë në kushtëzim e pazare për ta fituar votëbesimin e qytetarëve.
Në fakt, këto çfarë po shohim ditëve të fundit: vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, memorandum bashkëpunimi me Qeverinë e Kosovës, konkurs për mbështetje financiare nga KKSh për OJQ e individë, bursa për studentë, konkurs për praktikën profesionale, rregullimi dhe asfaltimi i rrugëve – nuk janë edhe punë të këqija. Por, bëhen të tilla kur e kupton njeriu se sa puna po bëhet në fushatë zgjedhore, e sa pak është bërë në një mandat të plotë.
Mirëpo, është e rëndësishme të dihet se as KKSh, e as pushteti lokal nuk do t’i takojë gjithmonë PVD-së e PD-së. Dhe, për këtë jemi të bindur se gara për Këshillin Kombëtar është për vendin e dytë e të tretë. Sepse, të parin tashmë e ka fituar Leventi.
Leventi do t’i vazhdojë punët e mira, ndërsa punët e këqija do të publikohen e dënohen, duke ia kthyer kështu dinjitetin KKSh-së.p
COMMENTS