Regjistrimi i popullsisë i përfunduar dje, ka nxjerrë në sipërfaqe edhe të dhënat preliminare për komunën e Bujanocit. Në bazë të të dhënave të
Regjistrimi i popullsisë i përfunduar dje, ka nxjerrë në sipërfaqe edhe të dhënat preliminare për komunën e Bujanocit.
Në bazë të të dhënave të Komisionit Komunal për Regjistrim, në territorin e komunës janë regjistruar 54.498 banorë të cilët jetojnë në 13.800 shtëpi apo banesa.
Pas këtyre të dhënave preliminare, menjëherë shtrohet pyetja se cila është përbërja etnike e komunës?
Nëse merren parasysh të dhënat nga vendbanimet, në pjesën dërmuese të të cilave jeton vetëm një etnitet, atëherë shumë lehtë mund të vie deri tek një përllogaritje e cila përcakton strukturën etnike.
Kur është në pyetje popullata shqiptare, me përjashtim të fshatit Osllarë i cili është i përzier etnikisht, dhe vet qyteti i Bujanocit, ajo jeton në vendbanime krejtësisht një etnike.
Pa këto dy vendbanime, nëse mblidhen shifrat e regjistrimit, numri i banorëve shqiptarë sillet rreth 30.000.
Nëse qyteti i Bujanocit, ndahet etnikisht minimumi në 1/3 shqiptarë, serbë dhe romë, duke ia shtuar këtu edhe numrin e shqiptarëve në fshatin Osllarë, atëherë në këtë komunë mund të jetojnë midis 35.000-37.000 shqiptarë.
Megjithatë, shifrat më ta sakta mund të priten gjatë këtëij muaji, kur Enti Republikan i Statistikave do të publikojë rezultatet preliminare.
COMMENTS