HomeShoqëri

Arifi në takim me maturantët e Preshevës

Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, ka takuar sot maturantët e kësaj komune. Lidhur me rrjedhën e bisedave, Arifi ka ndarë këtë pos

21 vjet UÇPMB
„Betimi“ i Partisë Ruse për ta penguar Kamberin për deputet (video)
Tentim grabitje me thikë në një market në Preshevë

Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, ka takuar sot maturantët e kësaj komune.

Lidhur me rrjedhën e bisedave, Arifi ka ndarë këtë postim në Facebook:

Me kënaqësi, takimi me maturantët e shkollave të mesme, u realizua me diskutime të frytshme të shkëmbimit të ideve dhe propozimit për përfshirje të të rinjve në vendimmarrje.

Me vëmendje dëgjova preokupimin e tyre mbi mungesën e teksteve për shumicën e lëndëve, për të cilin i vura në dijeni se është çëshjte në proces drejt zgjidhjes.

Me rëndësi të veçantë, i njoftuam maturantët se nga ky vit, buxheti i komunës i dedikon një pjesë – udhëtimit të tyre i cili është traditë e përfundimit të shkollimit të mesëm.

Komuna e Preshevës, do të paguajë ekskurzionin për çdo maturant të Shkollës së Mesme Teknike dhe Gjimnazit të Përgjithshëm! 🙏🏼❤

Ndërkohë bashkëpunimi mes maturantëve dhe Zyrës për të Rinj, vazhdon për ide dhe produkte të reja në të mirën e të rinjve!

COMMENTS