HomeNë fokus

Nevzad Lutfiu kandidat i LPD-së për kryetar të KKSH-së

Lëvizja e Progresit Demokratik-LPD ka nominuar sot Nevzad Lutfiun si kanditat për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar-KKSH. Lajmin për FOLon

Musliu përkujton dëshmorin Fatmir Ibishi
Së shpejti shpërndahen mjetet për biznese, bujqësi, studentë, sport….
Marsh protestues në Bujanoc për drejtësi ndaj vrasjes së Arbenit Mujaj

Lëvizja e Progresit Demokratik-LPD ka nominuar sot Nevzad Lutfiun si kanditat për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar-KKSH.

Lajmin për FOLonline e konfirmoi vet Lutfiu i cili shtoi se LPD në zgjedhjet e 13 nëntorit do të garojë me listë të veçant.

Ndryshe, Lutfiu aktualisht është këshilltar në Kuvendin Komunal të Bujanocit ndërsa për katër vjet ka udhëhequr me Organizatën Shpresa.

Bashkëpunëtorët dhe kolegët e tij, përmes rrjeteve sociale, kanë nisur ta çmojnë lartë figurën e Lutfiut duke e cilësuar si humanist por edhe si personalitet i cili angazhohet për të mirën e banorëve të fshatit Osllarë duke qenë në ballë të shumë iniciativave.

Nevzad Lutfiu me profesion është jurist i diplomuar.

 

COMMENTS