HomeNë fokus

Kryetari i Preshevës apelon për 8 milionë euro nga Kosova dhe Shqipëria

Në prag të fillimit të mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka apeluar

Asfaltohet oborri i shkollës në Bujanoc
Rezultatet e konkursit për klubet sportive, reagon Pajaziti
Kamberi: Partnerëve të koalicionit do t’i propozojmë bojkot të rivotimit, nuk jam vetëm për një rrogë deputeti në një shtet që s’na do

Në prag të fillimit të mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka apeluar të jetësohet nisma për Fondin Kombëtar të Solidaritetit.

Në këtë drejtim, Arifi ka kërkuar ndarjen e së paku 8 milionë eurove nga dy qeveritë për nevojat e Luginës.

Postimi i Arifit:

Apel dy qeverive tona 🇽🇰🇦🇱

Mbledhja e dy qeverive shqiptare që mbahet sot në Prishtinë, mes tjerash do të ketë si pikë diskutimi edhe mbështetjen financiare ndaj Luginës së Preshevës.

Në këtë kontekst presim që në takimin e përbashkët të dy qeveritë tona, nisma e para dy viteve për krijimin e FONDIT KOMBËTAR TË SOLIDARITETIT të jetësohet si një mekanizëm afatgjatë mbështetës për Luginën.

Në kuadër të kësaj nisme apelojmë dy qeverive tona që të ndajnë së paku 8 milion euro, për mbështetjen e projekteve dhe mbajtjes gjallë të shqiptarëve në Luginë, përndryshe “nesër” do të jetë vonë. 🙏

COMMENTS