HomeShoqëri

Në Preshevë shënohet Dita Botërore e Refugjatëve

Nën organizimin e Zyrës për të Rinj në bashkëpunim me Indigo dhe UNHCR Serbia, në Preshevë u shënua Dita Botërore e Refugjatëve. Sipas njoftimi

Kuvendi Komunal i Bujanocit miraton buxhetin për vitin 2022
Behluli: Ka disa arsye pse s’po arrijnë mjetet e premtuara nga Kosova, kjo është mënyra se si t’i transferojmë ato
Sinani bashkatdhetarëve: Mos i harroni gjurmët e vendlindjes

Nën organizimin e Zyrës për të Rinj në bashkëpunim me Indigo dhe UNHCR Serbia, në Preshevë u shënua Dita Botërore e Refugjatëve.

Sipas njoftimit të faqes zyrtare të komunës së Preshevës në Facebook, “Aktivitetit të organizuar i dha jetë Ekspozita me Fotografi të refugjatëve – përgjatë qëndrimit në Preshevë, si dhe Punëtoria Kreative, përmes së cilës nxënëse të shkollave të mesme realizuan përmes artit të tyre, punimet që shpalosnin solidaritetin për përjetimet e refugjatëve të shpërngulur”.

“Në mesin e të pranishmëve, kryetari Shqiprim Arifi u shpreh mirënjohës për organizatorët dhe i siguroi për mbështetje në vazhdimësi saherë janë në pyetje vlerat dhe forcimi i ndjenjës solidare!”, thuhet në njoftim.

COMMENTS