HomePolitikë

Delegacioni nga Lugina zhvillon takimin e fundit në SHBA

Delegacioni i përfaqësuesve politik nga Lugina ka zhvilluar takimin e fundit gjatë qëndrimit në SHBA. "Takimin e fundit në SHBA e realizuam ne

Raportet e veçanta KKSH-OSBE
Ekspozitë e fotografive në Bujanoc
Përfaqësuesit nga Lugina në Parlamentin Evropian nga 12-15 qershor

Delegacioni i përfaqësuesve politik nga Lugina ka zhvilluar takimin e fundit gjatë qëndrimit në SHBA.

“Takimin e fundit në SHBA e realizuam ne Zyrën e Senatit për politikë të jashtme,me drejtoreshën Sarah Arkin, ku kryetar i Komitetit për politikë të jashtme është Senatori Robert Menendez”, ka njoftuar përmes Facebookut kryetari i PVD-së Shaip Kamberi.

Kamberi më tej ka thënë se sensibilizimi i Luginës së Preshevës dhe prezenca më e madhe amerikane ishte tema e domosdoshme gjatë gjithë takimeve.

Poashtu nuk ka munguar as ndaj falenderimi ndaj qeverisë kosovare.

“Në përfundim falënderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti që na mundësuan rrugëtimin për SHBA, por, edhe Joe& Shirley DioGuardi të cilët mundësuan takimet e nivelit të lartë.

Për shoqeruesin tonë nga Liga qytetare shqiptaro-amerikane, Faton Bislimi, falëmderimet e përzemërt”, ka shkruar Kamberi.

COMMENTS