HomePolitikë

KSHL paraqet ankesë në Gjykatën Administrative

(Foto: Print screen-Gjykata Administrative) Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka dorëzuar sot ankesë në Gjykatën Administrative dhe ka kërkua

Drunjë për 12 familje të Tërnocit
Tre kallëzime penale për kërcënime në Facebook ndaj redaktorit të FOLonline
Pajaziti: Kujt dhe sa milionë dinarë borxhe u fali Komunalia?

(Foto: Print screen-Gjykata Administrative)

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka dorëzuar sot ankesë në Gjykatën Administrative dhe ka kërkuar anulimin e Vendimit të Komisionit Republikan Zgjedhor për ripërsëritjen e zgjedhjeve në vendvotimin nr. 6 në Tërnoc, njoftohet nga Shtabi zgjedhor.

Vendimi i Gjykatës Administrative është përfundimtar nga i cili do të vendoset nëse do të ripërsëriten votimet e 28 prillit apo do të konfirmohet mandati i deputetit nga radhët e KSHL-së.

Kujtojmë se vendimi i  Gjykatës  Administrative kishte anuluar paraprakisht zgjedhjet e 3 prillit në vendvotimin nr.6 në Tërrnoc.

Nga zgjedhjet e përsëritura Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës kishte arritut t’i sigurojë votat e nevojshme për një mandat deputeti.

COMMENTS