HomeNë fokus

Arifi: Përulemi me mirënjohje para çdo punëtori

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, lidhur me Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve është shprehur se"1 Maji 🗓 na kujton angazhimin e lëv

Përmbyllet projekti inovativ për të rinjtë e Bujanocit, ndahen certifikata për trajnimet në programim
Takimi Arifi- Mitroviq: A do të hyjë SNS në koalicion?
Kongresistët amerikanë kërkojnë nga sekretari Blinken trajtimin e çështjes së Luginës

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, lidhur me Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve është shprehur se”1 Maji 🗓 na kujton angazhimin e lëvizjeve sindikale si dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve”.

“Përgjithësisht, i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin të drejta për punë, pagë, siguri e perspektivë.

1 Maji, është i të gjithë atyre që jetojnë përmes punës së ndershme, pavarësisht që mbi supe mbajnë peshën e padrejtësive të panumërta.

Përulemi me mirënjohje, përpara çdo punëtori që me kontributin e vet, me gjurmët e punës që lë në të sotmen, guxon për të ndryshuar të nesërmen.🙏🏼”, ka shkruar Arifi në Facebook.

COMMENTS