HomeNë fokus

Kamberi: Protestat pro-ruse në Serbi produkt i një klime të tillë shoqërore

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka komentuar sot tubimet në Beograd në shenjë përkrahje Rusisë dhe presidentit Putin.

NJË PIKË PËR 70 MINUTA ME NJË LOJTAR MË PAK
Presheva me ura bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit në Maqedoni
Tragjedia e Konçulit: Reagojnë edhe Arifi e Musliu

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka komentuar sot tubimet në Beograd në shenjë përkrahje Rusisë dhe presidentit Putin.

“Protestat e sotme pro-Putin në Beograd nuk janë vetëm organizim i partive të vogla opozitare dhe të disa organizatave pro-ruse në Serbi.

Ato janë produkt i një klime të tillë shoqërore, të ushqyer me vite nga pushteti i Aleksandër Vuçiqit, Ivica Daçiqit dhe Aleksandër Vulinit, të cilat zgjasin dorën dhe fshehin fytyrën”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

“Kjo loja e tyre klasike. Ushqe pro-putinët/rusët në njërën anë dhe paraqitu njëkohësisht te perëndimorët si alternativë e tyre e vetme stablizuese “pro-evropiane”.

Hiq më larg se para pak ditësh, mediat e Vuçiqit publikonin se si Ukraina po sulmon Rusinë.

Në Serbi, pro-putinët e hapur në rrugë dhe pro-putinët e fshehtë në pushtet janë realisht dy anët e medaljes së njëjtë, që urrejnë Perëndimin dhe demokracinë liberale. Që urrejnë shqiptarët. Që urrejnë të ndryshmen”, është shprehur Kamberi.

COMMENTS