HomeKulturë

I ❤ BU do të jetësohet së shpejti

Nisma e Nagip Tashit për vendosjen e një simboli i cili shpreh dashurinë për Bujanocin si duket do të jetësohet së shpejti. Pas një sërë propoz

Në Ministrinë Kosovare të Drejtësisë nisin praktikën studentët nga Bujanoci
Mustafi takon në Tiranë studentët nga Lugina
FOLonline tani me kanal edhe në Viber

Nisma e Nagip Tashit për vendosjen e një simboli i cili shpreh dashurinë për Bujanocin si duket do të jetësohet së shpejti.

Pas një sërë propozimesh se si do të dukej simboli, ishte ai i Agon Ademit që mori më tepër vëmendjen e publikut.

Ndryshe, Agoni është një intelektual që vepron në botën e jashtme dhe që ka shëtitur pjesën dërmuese të globit.

Në mbështetje të nismës së Tashit dhe idesë së Agonit është lajmëruar donatori i cili dëshiron ta finansojë në tërësi projektin i cili kap shumën prej 1250 euro.

Edhe këtu kemi të bëjmë me një bashkëvendas i cili vepron në botën e jashtme.

Mensur Ibrahimi me prejardhje nga Tërnoci është deklaruar i gatshëm ta përkrah materialisht realizimin e punimeve rreth simbolit në fjalë.

Nismëtari i këtij projekti, Nagip Tashi, ka shprehur falenderime si për përkrahësin finansiar Mensur Ibrahimin, ashtu edhe për ideatorin e dukjes së simbolit, Agon Ademin.

Në fund do t’i takojë autoriteteve lokale se ku do të vendoset ky simbol.

 

 

COMMENTS