HomePolitikë

Parlamentaret: Bartësi i listës problem për listën e përbashkët

(Foto: Blic Lajme) Subjektet politike shqiptare as gjatë ditës së sotme nuk kanë arritur të gjejnë ujdi rreth krijimit të një liste të përbashk

10 bursa për studentët e Luginës
Xhirohet “Sofra e Tërnocit”
Sh.K.S.J.: Kërkohet ndalimi i ahengjeve nëpër shtëpitë private

(Foto: Blic Lajme)

Subjektet politike shqiptare as gjatë ditës së sotme nuk kanë arritur të gjejnë ujdi rreth krijimit të një liste të përbashkët për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit.

Në takimin e ftuar nga APN në Preshevë, partitë politike në parim janë deklaruar se janë për krijimin e një liste garuese por problem mbetet bartësi i saj.

Burimet e FOLonline bëjnë të ditur se dy partitë më të mëdha në Luginë, APN dhe PVD nuk kanë ndryshuar qëndrime dhe secila ka ngelur në parimet e veta se duhet ta kryesojë listën për zgjedhjet parlamentare.

Në njërën anë, APN insiston se duhet të rrespektohet marrëveshja e Tiranës e vitit 2020, sipas të cilës bartësi i listës i takon subjektit pilitik i cila ka numrin më të madh të këshilltarëve në kuvendet komunale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Në anën tjetër, PVD këmbëngul se niveli i përfaqësimit përveç numrit të këshilltarëve në kuvendet komunale duhet ta ketë për bazë edhe numrin e përfaqësuesve në Këshillin Nacional.

Poashtu, PVD thekson nevojën që bartësi i listës duhet të jetë përfaqësues dinjitoz dhe medoemos duhet shikuar biografia politike e kandidatit.

Në këtë situatë, në pozitë të palakmueshme si duket janë vënë subjektet tjera politike shqiptare të cilat nuk i përkasin dy të parave.

Siç merret vesh, Lëvizja për Reforma-LR është deklaruar se më nuk do të marrë pjesë në takime derisa APN dhe PVD nuk merren vesh mes veti për bartësin e listës.

Ndërkohë, nga Partia Demokratike-PD thonë se së shpejti do të ftojnë kryesinë e partisë për të marrë qëndrim rreth listës së unifikuar për zgjedhjet parlamentare.

Takimi i sotëm në Preshevë ishte i treti në vargun e takimeve konsultative rreth zgjedhjeve parlamentare.

Dy takimet e para i kishte ftuar PVD ndërsa këtë të tretin APN.

Partia Demokratike Shqiptare-PDSH ishte pjesëmarrëse vetëm e takimit të parë.

Zgjedhjet parlamentare në Serbi mbahen më 3 prill të këtij viti ndërsa dorëzimi i listave zgjedhore bëhet më së voni 20 ditë para mbajtjes së tyre.

COMMENTS