HomeNë fokus

TASH E TUTJE: BUJANOC-TIRANË 280 KM, PRESHEVË-TIRANË 260 KM

Në mënyrë solemne, sot është përuruar Rruga e Arbrit, një ëndërr e kahmotshme kjo e shqiptarëve. Me hapjen e këtij aksi rrugor, banorët e Lugin

Raundi i dytë i dialogut shoqëror: A do të arrihet diçka konkrete?
Kamberi përmes Mitroviqit sulmon edhe partnerët e koalicionit
Fotografia e fundit e shkrepur nga Jonuz Musliu

Në mënyrë solemne, sot është përuruar Rruga e Arbrit, një ëndërr e kahmotshme kjo e shqiptarëve.

Me hapjen e këtij aksi rrugor, banorët e Luginës kurrë se kanë patur më afër kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën.

Për të shkuar në këtë kryeqendër, tash e tutje nga Bujanoci duhet një rrugëtim prej vetëm 280 kilometra, derisa nga Presheva rruga përshkohet për vetëm 260 km.

Nga Lugina për Shkup-Tetovë-Gostivar kalohet nëpër autostradë ndërsa rruga magjistrale vijon për në Dibër përskaj zonës së bukur të Mavrovës.

Nga kufiri Maqedoni-Shqipëri, në Gjoricë, vijon rruga e sapohapur e Arbrit e cila dërgon direkt në Tiranë.

Ky aks prej 70 km është një kryevepër e vërtetë. Kalon nëpër kanjone, ura, tunele… dhe paraqet një pamje piktoreske për udhëtarët.

COMMENTS