HomeKulturë

Nagip Tashi i gatshëm për ekspozitën e nesërme

15 mozaikë të realizuara nga Nagip Tashi nga Tërrnoci  do të ekspozohen nesër, në ora 19:00, në KultPlus Caffe Gallery në Prishtinë. Nagip Tash

Çertifikohet “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, garon me numrin 16 (dokument)
Dy dekadat e LPD-së
Rritet numri i kuadrove shqiptarë në shtëpinë e shëndetit, në funksion edhe spirometri

15 mozaikë të realizuara nga Nagip Tashi nga Tërrnoci  do të ekspozohen nesër, në ora 19:00, në KultPlus Caffe Gallery në Prishtinë.

Nagip Tashi, i cili artin e ka pasion tash e 20 vite, disa nga figurat më të rëndësishme të historisë shqiptare por edhe ndërkombëtare i ka sjell nëpërmjet mozaikut, vepra të cilat do prezantohen para artdashësve, nesër në ora 19:00, në KultPlus Caffe Gallery në Prishtinë.

Mozaikët janë të punuara në dru, kryesisht me arrë, bung, ah, frashër…

Nagip Tashi, përpos 20 mozaikëve që tashmë i ka në atelienë e tij, ka realizuar edhe dy instalacione: New Born dhe Shtëpinë e Pavarësisë.

Në KultPlus Caffe Gallery do të prezantohen mozaikët në kuadër të ekspozitës personale “Distanca”, ku përfshinë figura nga arti dhe politika: Bekim Fehmiu Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Ibrahim Rugova, Ukshin Hoti, Adem Demaçi, Adem Mikullovci, Arbën Xhaferi, Hadi Shehu, Leze Qena, Muharrem Kadriu, Llukman Halili, Abdurrahman Shala, Ridvan Qazimi- Vaja, Ibrahim Kodra dhe Barac Obama.

Kjo ekspozitë do të qëndroj e hapur edhe ditëve në vijim.

Për të folur rreth  ekspozitës në fjalë, Tashi është i ftuar në programin e nesërm të mëngjesit në Rtv Dukagjini.

 

 

 

COMMENTS