HomeShoqëri

Marrëveshje bashkëpunimi midis Fakultetit Ekonomik dhe Universitetit për Turizëm dhe Menaxhment nga Shkupi

Në ambientet e fakultetit ekonomik në Bujanoc sot është nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e arsimit midis këtij institucioni dh

Nagip Arifi për Sasha Arsiqin : Deri dje ishte në pushtet, më kurrë nuk do të jetë
Musliu gjobitet nga një gjykatë në Beograd
Kongresistët amerikanë kërkojnë nga sekretari Blinken trajtimin e çështjes së Luginës

Në ambientet e fakultetit ekonomik në Bujanoc sot është nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e arsimit midis këtij institucioni dhe Universitetit për turizëm dhe menaxhment nga Shkupi.

Me këtë rast, firmat e tyre i kanë vënë dekani i Fakultetit Ekonomik në Suboticë prof.dr. Nebojsha Gvozdenoviq dhe homologu i tij, prof.dr. Ace Milinkovski.

Marrëveshja parasheh bashkëpunim për IPA fondet e Bashkimit Evropian, këmbimet e studentëve, pjesëmarrje në konferenca, punime shkencore, etj.

Kujtojmë se në paralelen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc nga ky vit akademik është lansuar drejtimi i ri që ka të bëjë me informatikën afariste.

COMMENTS