HomePolitikë

Reagim ndaj gjuhës denigruese të kryetares së Preshevës

Seancën e fundit të Kuvendit Komunal në Preshevë e përcollën një sërë ngjarjesh politike aktuale, me theks të veçantë deklaratat skandaloze të kry

PVD opozitë në përbërjën e re parlamentare në Serbi
Nagip Arifi: Ky është një veprim patriotik ndaj Luginës
Ja vendi ku do të zgjedhen institucionet e reja lokale

Seancën e fundit të Kuvendit Komunal në Preshevë e përcollën një sërë ngjarjesh politike aktuale, me theks të veçantë deklaratat skandaloze të kryetares Ardita Sinani të pa menduara mirë.

Kryetarja aktuale me gjuhë denigruese dhe linçuese, u paraqit në kuvend me akuza të pa baza dhe pa argument, duke ofenduar e përdorur gjuhë seksiste ndaj Kabinetit Arifi si dhe ndaj gjithë subjektit të Alternativës për Ndryshim.

Dega e Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, dënon ashpër qasjen Ardita Sinanit dhe konsideron se kjo mendësi është përpjekje e dështuar për të ulur integritetin e subjektit dhe gjithë grave në politikë.

I bëjmë ftesë zonjës Sinani që të dalë e të kërkoj falje publike për deklaratat skandaloze, shpifëse dhe denigruese kundrejt subjektit tonë e veçanërisht të kërkoj falje për gjithë gratë vendimmarrëse në politikë!

Alternativa për Ndryshim
Dega Bujanoc

COMMENTS