HomeKronikë

Aksident fatal në Bujanoc, vdes një person

Foto ilustrim Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën Karagjorgje Petroviq në Bu

Puna e çuditshme e mediave në provincë dhe „ Prapaskenat e një marrëveshjeje „
H. R. 6411 i dorëzohet Kamberit
PVD shënon 35-vjetorin e themelimit

Foto ilustrim

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën Karagjorgje Petroviq në Bujanoc, raporton FOLonline.

Burimet e mediumit tonë theksojnë se deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e goditjes së një veture në lëvizje ndaj personit i cili ishte mbrapa veturës së tij të ndaluar pranë TV servisit “ Sony” në rrugën e sipërpërmendur.

“ Viktima në gjendje të rëndë është dërguar në repartin e emergjencës në spitalin e Vranjës, ndërsa ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Nishit “, ka deklaruar për FOLonline mjeku kujdestar i repartit të emergjencës në Bujanoc.

Burime të FOLonline kanë njoftuar se viktima është një përson i gjinisë mashkullore i lindur në vitin 1954 me vendbanim në fshatin Nesalcë të komunës së Bujanocit.

COMMENTS