Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, e ka quajtur të papranueshme suspendimin e 4 policëve shqiptarë nga stacioni policor në
Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, e ka quajtur të papranueshme suspendimin e 4 policëve shqiptarë nga stacioni policor në Bujanoc.
Në reagimin e tij, Ramadani, përveç se ka kërkuar kthimin e policëve në punë, ka kërkuar edhe rishikimin e strukturës së policisë lokale.
Madje, Ramadani ka kërkuar edhe involvimin e OSBE-së në këtë proces.
Reagimi i Ramadanit:
TË KTHEHEN NË PUNË POLICËT E SUSPENDUAR, PABARAZIA NË STACIONIN POLICOR I PAPRANUESHËM
Si pasojë e një klime ksenofobe e sistematike e institucioneve të sigurisë është i pa pranueshëm edhe suspendimi I 4 policeve shqiptar nga stacioni policor në Komunën e Bujanocit.
Veprimet e tilla nga drejtuesit e stacionit policor në Bujanoc ndikon drejtpërdrejtë edhe ne sigurinë e përgjithshme duke humbur edhe atë pak besim në këtë institucion I cili ka krijuar pabarazi në përfshirjen e drejt të pjesëtarëve nga gjitha bashkësitë etnike.
Në cilësinë e kryetarit të Kuvendit Komunal do të ushtrojë kompetencat dhe autorizimet ligjore për të iniciuar transparencë e llogaridhënie të stacionit policor në Bujanoc.
Andaj kërkoj nga stacioni policor të ndërpres qasjen e diskriminimit ndaj policëve shqiptar edhe ashtu numrin e të cilëve e ka zvogëluar mjaft ndjeshëm po me të njëjtat arsyetime irracionale.
Njëkohësisht, ftoj bashkësinë ndërkombëtare në veçanti OSBE-në të bëjë vlerësimin e gjendjes në stacionin policor në Bujanoc dhe përfaqësimin e komuniteteve konform ligjeve në fuqi.
Gjithashtu konsideroj më se të nevojshme riaktualizimin e projektit të policisë multietnike dhe policisë në komunitet.
Krejt në fund, duke u bazuar në reputacionin e policëve të suspenduar kërkoj që kthehen sa më shpejt që është e mundur.
COMMENTS