HomeSport

KF Tèrnoci:Po na bëhen padrejtësi por ne do të ecim përpara

Kryesia e KF "Tërnoci" në mbledhjen e fundit ka analizuar ecurinë në klub pas përfundimit të stinorit vjeshtor. Me këtë rast, është vlerësuar m

Bujanoci shpallet territor i kapluar nga fatkeqësia natyrore
Arifi: Shqiptarët duhet të jenë falenderues ndaj ambasadorit Walker
Konkluzionet e Sh.K.S.J. në Preshevë

Kryesia e KF “Tërnoci” në mbledhjen e fundit ka analizuar ecurinë në klub pas përfundimit të stinorit vjeshtor.

Me këtë rast, është vlerësuar mjaft e suksesshme pjesa e parë e kampionatit, si në ekipin e seniorëve ashtu edhe të kategorive të reja.

Përveç futbollistëve dhe trajnerëve, organi më i lartë i KF “Tërnoci”, edhe njëherë falenderon të gjithë kontribuesit, qoftë ata me mjete financiare dhe rekuizita, reklamuesit, mediat, tifozët etj.

Poashtu, klubi ynë është në pritje të shpalljes së rezultateve të konkursit për klubet sportive nga ana e komunës së Bujanocit duke e konsideruar ndarjen e mjeteve si të patjetërsueshme për funksionimin normal të të gjitha ekipeve tona.

Pas kësaj mbledhje, kryesia e KF “Tërnoci” dëshiron të njoftoj opinionin se me pretekst të lëshimit në organizim në ndeshjen me KF “Lugina”, klubi ynë është gjobitur (për shkak të prezencës të një numri të vogël të publikut) me 100.000 dinarë nga ana e Federatës së Futbollit të Rrethit të Pçinjës dhe me 30.000 dinarë nga ana e Inspeksionit Komunal të Bujanocit.

Këto dënime i kemi cilësuar si tejet të larta dhe të padrejta ngase si klub kemi marrë të gjitha masat me rastin e organizimit të një ndeshje futbolli.

Megjithatë, KF “Tërnoci” do të vazhdojë të mos politizojë asnjë rast dhe në fushën e gjelbërt dhe falë djersës së djemëve tanë do vazhdojë të tregojë forcën e vet.
Edhe në sezonin pranveror do të tregojmë se jemi dhe do të qëndrojmë të parët deri në fund.

Përpara me Tërnocin!

Tërnoc, 16 dhjetor 2020
Nga kryesia e KF Tërnoci

COMMENTS