HomeNë fokus

Cakaj takon studentët nga Lugina

Kryediplomati shqiptar, Gent Cakaj, ka takuar sot një grup studentësh nga Lugina të cilët studiojnë në Shqipëri. Me këtë rast, ministri për Evropë

Kush fitoi dhe humbi në Preshevë?!
PAS SHBA-së, EDHE BRITANEZËT VIZITOJNË BUJANOCIN
LPD e gatshme për zgjedhje


Kryediplomati shqiptar, Gent Cakaj, ka takuar sot një grup studentësh nga Lugina të cilët studiojnë në Shqipëri.
Me këtë rast, ministri për Evropë dhe Punët e Jashtme përmendi sferat e diskutimit duke paralajmëruar mbështetje të reja për bashkëkombasit në Luginë.

Postimi i kryediplomatit Cakaj:

Kënaqësi e veçantë takimi me studentët e Luginës së Preshevës që studiojnë në Shqipëri 😊🇦🇱!
Mbështetja e Shqipërisë është e një rëndësie të patjetërsueshme për ngritjen shoqërore dhe rikthimin e shpresës tek shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kjo kauzë na detyron të gjithëve!
Biseduam, mes tjerash, për përgatitjet që po bëjmë për të filluar me projektin e trajnimit të mësuesve shqiptarë dhe plotësimin me tituj bashkëkohorë e shkencorë të librarive të Luginës së Preshevës!
Edhe me masa të tjera mbështetëse së shpejti👊…

COMMENTS