HomeUncategorized

KF “ Tërnoci “ i gatshëm si kurrë më parë (foto&video)

Nesër, me fillimi prej orës 15.30, KF “ Tërnoci “ starton në edicionin e ri në kuadër të Ligës Rajonale në futboll. Xhiron e parë “ agallarët “ do

Cilat janë raportet përbrenda koalicionit në Bujanoc?
Musliu: Faleminderit!
Parku i Tërnocit bëhet edhe me këndin e fëmijëve


Nesër, me fillimi prej orës 15.30, KF “ Tërnoci “ starton në edicionin e ri në kuadër të Ligës Rajonale në futboll.
Xhiron e parë “ agallarët “ do të ndeshen me ekipin nga Pavllovci i komunës së Vranjës.
Në prag të kapionatit të ri, klubi ka kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme si në aspektin infastrukturor ashtu edhe në atë kadrovik, shkruan FOLonline
Ditëve të fundit është sanuar fusha, janë rregulluar shtyllat, është vendosur një pjesë e karrigeve në tribuna si dhe është përgatitur pulti për gazetarët dhe transmetimet televizive.


Të gjitha këto janë bërë falë angazhimit të njerëzve të vullnetit të mirë dhe iniciativave të kryesisë së re të klubit.
Tashmë mbetet tek lojtarët dhe shtabi teknik që të dëshmojnë veten dhe përfundimisht në përfundim të kampionatit të stolisen me titullin kampion dhe të ngriten në nivel më të lartë garash.
Kësaj here Liga Rajonale do të numëroj 11 skuadra.
S’do mend se Tërnoci këtë edicion është favorit numër 1.
Përpara djema. Me fat!

COMMENTS