HomeSport

KF „ Tërnoci „ zgjedh organet e reja drejtuese

KF „ Tërnoci ka zhvilluar sot zgjedhjet për përbërjen e re të organeve drejtuese. Thirjes së klubit për zgjedhje të reja i’u janë përgjigjur gjiths

Studiuesit kanë zbuluar se ka tri variante të coronavirusit të ri, të përhapur në të gjithë botën
Përurohet salla e leximit në bibliotekën e qytetit
Nis imunizimi masiv në Bujanoc


KF „ Tërnoci ka zhvilluar sot zgjedhjet për përbërjen e re të organeve drejtuese.
Thirjes së klubit për zgjedhje të reja i’u janë përgjigjur gjithsejt 44 qytetarë të cilët me votat e tyre zgjodhën Kuvendin prej 23 anëtarëve, raporton FOLonline.


Më pas, anëtarët e Kuvendit me votat të fshehta kanë zgjedhur Kryesinë e re 11 anëtarëshe të klubit në këtë përbërje: Besfort Jonuzi, Levent Qazimi, Sabit Fetahu, Jeton Ismaili, Rushit Ibrahimi, Jusuf Hasani, Burhan Behluli,Suljeman Alimi, Selim Selimi, Nexhat Ramizi dhe Burhan Shabani.
Zgjedhjet në KF „ Tërnoci „ janë përmbyllur me zgjedhjet e kryetarit dhe drejtorit të ri të klubit.
Kështu, kryesia me vota unanime për kryetar të klubit ka zgjedhur Jusuf Hasanin kurse për drejtor, Rushit Ibrahimin.

Kryetari: Jusuf Hasani dhe drejtori, Rushit Ibrahimi

Gjithashtu, kryesia është marrë vesh që në një takim të ardhshëm t’i zgjedh edhe dy përfaqësues nga diaspora dhe sekretarin e klubit.
Për shkak të masave në fuqi dhe situatës epidemiologjike zgjedhjet e sotme janë zhvilluar në ambient të hapur, gjegjësisht në vet fushën e futbollit.

Kuvendi i KF Tërnoci:

Procesi i numrimit të votave:

COMMENTS