HomePolitikë

Takohen përfaqësuesit e koalicionit në Bujanoc, diskutojnë për përfshirjen e SNS-it

Gjatë ditës së djeshme në Bujanoc janë takuar përfaqësuesit e koalicionit aktual qeverisës gjithshqiptarë, merr vesh FOLonline nga burimet e veta.

Falja e Bajramit nga Xhamia e Strugarëve LIVE në transmetim
Rishikohet buxheti i komunës për vitin 2026, rritje me 80 milionë dinarë
Kamberi : “A është fyerja dhe urrejtja ndaj shqiptarëve parakusht për punësim në institucionet shtetërore?”


Gjatë ditës së djeshme në Bujanoc janë takuar përfaqësuesit e koalicionit aktual qeverisës gjithshqiptarë, merr vesh FOLonline nga burimet e veta.
Në takim i cili ishte ftuar nga kryetari i komunës, njëkohësisht edhe i Partisë Demokratike,Nagip Arifi, merrnin pjesë edhe Enver Ramadani nga Partia për Veprim Demokratik, Shqiprim Musliu nga Lëvizja e Progresit Demokratik dhe Arbër Pajaziti nga Alternativa për Ndryshim.
Biseda e cila është zhvilluar në kabinetin e kryetarit të komunës ka qenë kryesisht e karakterit konsultativ lidhur më atë se si do të dukej pushteti lokal në rast të përfshirjes së Partisë Progresiste Serbe, theksojnë burimet e FOLonline.
Në takim nuk është marrë ndonjë qëndrim konkret, kanë pohuar burimet.

COMMENTS