HomeNë fokus

Majlinda i jep fund beqarisë, fejohet me një djalosh të Tërnocit, po kush është ai?

Politikanja e re e njohur shqiptare nga Zvicra, simpatikja Majlinda Sulejmani ka bërë publike se nuk do të mendojë më për të gjetur princin e saj

Në Preshevë përmbyllet manifestimi”Ditët e mërgatës”
Flamuri në selinë e APN-së në Bujanoc, Pajaziti me mesazh
Konfuzion: Ku të lajmërohen mjekët e Luginës, në komuna apo në KKSH?!

Politikanja e re e njohur shqiptare nga Zvicra, simpatikja Majlinda Sulejmani ka bërë publike se nuk do të mendojë më për të gjetur princin e saj të jetës, pasi sapo është fejuar me një djalosh nga Tërnoci. Shqiptarja e re me prejardhje nga Komuna e Gjilanit, nuk dëshiron të zbulojë shumë gjëra për të fejuarin, me përjashtim se kanë mbiemër të njëjtë, ndërsa iniciali i tij është me shkronjën S.
Ndërsa, FOLonline tashmë merr vesh se bëhet fjalë për Skender Sulejmanin i cili jeton dhe vepron në St.Galen.


Çiftit të ri i kanë arritur shumë urime në adresë të tyre, ndërsa synimi i tyre është se përmes këtij hapi të jetës, çifti do të jetë edhe më i fuqishëm drejt sukseseve të reja në vijim. E gjitha kjo, pasi ajo ka gjetur personin e duhur për plane të jetës në të gjitha sferat, duke menaxhuar dhe koordinuar disa aktivitete nga jeta profesionale e politikanes. Fejesa e tyre ndodhi gjatë festës së Kurban Bajramit që aosocon se jeta e tyre do të jetë e ëmbël si bakllava.

Një veprim jetësor i Majlindës në një kohë kur pandemia e koronavirusit po mbisundon nëpër botë. Mirëpo, kjo nuk do të jetë arsyeja që të zbehet lumturia e tyre, pasi ata nuk mund t`i ndal askush. Fotosesioni i ardhshëm sigurisht se do të jetë me vello të bardhë, ndërsa për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, ky eveniment është shtyrë për një kohë të pacaktuar.
Së fundmi, çifti ka shijuar pushimet në Venedikun e bukur.
Kohë më parë, Majlinda ishte zgjedhur kryetare e Partisë CVP në St. Margrethen dhe është duke kandiduar për këshillin komunal.

 

COMMENTS