HomeAktuale

Gent Cakaj vizitë treditore në Luginë

Foto: wikipedia Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, gjatë kësaj jave për tre ditë rresht

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐢𝐚𝐥𝐨𝐠 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢 𝐚𝐧𝐮𝐥𝐨𝐧 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐊𝐒𝐡 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐮𝐛𝐯𝐞𝐧𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐞 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐞𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈s.
Ftesë për trajnim
APN vazhdon me grumbullimin e nënshkrimeve

Foto: wikipedia

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, gjatë kësaj jave për tre ditë rresht do të qëndrojë në Luginë, shkruan FOLonline.
Në Agjendën e zbardhur nga Këshilli Kombëtar Shqiptar bëhet e ditur se diplomati shqiptar vizitën do ta nis ditën e mërkurë në Preshevë ku do të takojë liderët politik, nënshkrues të Marrëveshjes për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare me Listën „ Alternativa Demokratike Shqiptare- Lugina e Bashkuar „.
Në Preshevë, ministri Cakaj do të ketë takim edhe me kryetarin e komunës, Shqiprim Arifi, do t’ i bëjë vizitë Shkollës së Mesme, „ Skënderbeu „, parkut industrial si dhe do të bashkëbisedojë me qytetarët.
Ditën e dytë të vizitës, Cakaj i’a ka kushtuar Bujanocit.
Mëngjesin do ta fillojë me një takim pune me kryetarin e komunës, Shaip Kamberi, për të vazhduar me atë të KKSH-së, Ragmi Mustafa.
Poashtu, ministri do të vizitoj Sh.M.“ Sezai Surroi „, Degën e fakultetit ekonomik, zyren ndërlidhëse të OSBE-së, etj.
Në ditën e tretë dhe të fundit, ministri Cakaj ka paraparë të qëndrojë në Medvegjë.
Aty do të takojë këshilltarët shqiptarë, do të vizitojë shkollën fillore si dhe fabrikën prodhuese të afaristit Muharrem Salihu.

COMMENTS