HomeSport

Katër klube të mëdha pas Marash Kumbullës, shqiptari vendos në verë

Vazhdon beteja e ashpër mes katër klubeve të mëdha në afatin kalimtar për Marash Kumbullën, transmeton Folonline.com. Corriere Dello Sport shkruan

Pajaziti për vikend në Ulqin me futbollistë, çiklistë…
Tërnocasi Arbnor Fejzullahi me ekip të ri në Zvicër
Tërnocasi Samir Ramizi le Xamaxin për Winterthurin

Vazhdon beteja e ashpër mes katër klubeve të mëdha në afatin kalimtar për Marash Kumbullën, transmeton Folonline.com.

Corriere Dello Sport shkruan se para dy vitesh familjarët e tij e kanë refuzuar një ofertë nga Juventusi, pasi preferuar që ai të qëndrojë në Hellas Verona.

Kjo zgjedhje ka dalë të jetë e drejtë, pasi Kumbulla ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm në Serie A këtë vit.

Tani klubet që e duan janë shtuar, duke u nisur nga Interi dhe Lazio në Serie A.

Në Gjermani, Kumbulla pëlqehet shumë nga Borussia Dortmund, ndërsa në Ligën Premier e kërkon Chelsea.

Dëshira e talentit shqiptar është të transferohet te Interi, por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë deri në verë.

Çmimi i tij shkon nga 20 deri në 25 milionë euro.

COMMENTS