HomeAktuale

LPD me deklaratë publike rreth KKSH-së

DEKLARATË PËR OPINION Të nderuar qytetarë, Të nderuar mbështetës dhe aktivistë të LPD-së, Ditën e enjte dhe sot të premten ishim pjesë e bi

Junuzi: Kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve
Heshtja zgjedhore fillon sonte në mesnatë: Të dielën votohet nga ora 7:00 deri në 20:00
Emërohet Organi i Përkohshëm i Preshevës, Ragmi Mustafa kryetar, APN pa përfaqësues

DEKLARATË PËR OPINION

Të nderuar qytetarë,
Të nderuar mbështetës dhe aktivistë të LPD-së,

Ditën e enjte dhe sot të premten ishim pjesë e bisedimeve për formimin e organeve të reja të Këshillit Kombëtar Shqiptar, pas zgjedhjeve të mbajtura më 8 nëntor dhe rivotimit më 22 nëntor.

Ideja e nikoqirit të këtyre takimeve, PVD-së, ishte që të gjitha subjektet politike të bëhen pjesë e udhëheqjes së re në Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Kryetari i LPD-së, Shqiprim Musliu, gjatë këtyre takimeve, nuk paraqiti asnjë kundërshti ndaj idesë së përfshirjes së të gjitha subjekteve politike në qeverisjen e re të Këshillit Kombëtar Shqiptar. Përkundrazi, ai kërkoi që ky unifikim të shtrihet edhe në Komunën e Bujanocit, përmes arritjes së një marrëveshjeje të re politike, aty ku prej më shumë se 30 muaj, 18 këshilltarë shqiptarë janë në opozitë.

Në parim, asnjë nga subjektet nuk u deklarua kundër kësaj kërkese, por, nga ana tjetër, asnjëra nuk e mbështeti konkretisht. Këtë qëndrim, Kryetari i LPD-së z.Musliu e paraqiti në të dyja takimet.

Por, prapa dyerve të mbyllura të këtyre bisedimeve, në një takim kokë më kokë me përfaqësuesit e LPD-së, nikoqiri i takimeve kërkoi nga ne që të tërhiqemi nga kjo kërkesë, me arsyetimin se një kërkesë e tillë e pastron Arbër Pajazitin dhe se ata nuk mund të bëhen pjesë e një koalicioni ku Arbër Pajaziti është kryetar.

Megjithatë, qëndrimi i LPD-së mbeti i pandryshuar. Pas largimit të përfaqësuesve të LPD-së nga takimi, të gjitha subjektet e tjera pjesëmarrëse nënshkruan marrëveshjen e koalicionit.

Titulli që i përshtatet kësaj marrëveshjeje është HIPOKRIZI, prandaj ne nuk bëhemi pjesë e saj.

Nuk ka asnjë logjikë që ditën e premte t’i shtrëngojmë duart me njëri-tjetrin, ndërsa në seancën e Kuvendit Komunal që është thirrur për të martën e në të cilën një ndër pikat kryesore të rendit të ditës është vendimi për buxhetin e vitit 2027, e ai të ndahet me pushtetin e SNS-it të Aleksandar Vuçiqit.

Për fund, LPD-ja përgjatë viteve të fundit e ka dëshmuar qëndrueshmërinë e saj se jemi të parimit dhe respektimit të marrëveshjeve, përkundër ofertave për nivel lokal që kemi patur dy vitet e fundit, por kemi qëndruar stoik në qëndrimin se të gjithë shqiptarët duhet të jenë bashkë, sidomos në Bujanoc, prandaj mbështesim çdo iniciativë për unifikim, por jo iniciativa të tilla, në të cilat unifikimi bëhet vetëm në interes të një subjekti politik.

Në Bujanoc,
Më 27 nëntor 2026

COMMENTS