HomeAktuale

Reagimi i parë nga LPD pas marrëveshjes për KKSH, Isufi akuzon Kamberin për hipokrizi

0 Pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje në Këshillin Kombëtar Shqiptar, ka ardhur reagimi i parë nga radhët e Lëvizjes së Progresit D

Konkurset në KKSH: Vetëm njëri nga pesë komisionet me sqarime publike
Zjarri tek deponia: SHSJ me detyra për Komunalinë dhe Inspekcionin, qytetarët propozojnë vendosjen e kamerave
Kryeministri Kurti pret në takim Rexhepin

0

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje në Këshillin Kombëtar Shqiptar, ka ardhur reagimi i parë nga radhët e Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD).

Edmond Isufi, nga lista zgjedhore e LPD-së, përmes një postimi publik ka dhënë detaje nga bisedimet e sotme, duke hedhur akuza në drejtim të deputetit Shaip Kamberi.

Sipas Isufit, gjatë takimit, Shqiprim Musliu kishte kërkuar që unifikimi politik të përfshinte të gjitha nivelet, përfshirë edhe pushtetin lokal në Komunën e Bujanocit.

Isufi pretendon se Kamberi i kishte kërkuar atij që të ndërmjetësonte te Musliu për tërheqjen e kësaj kërkese, me arsyetimin se një marrëveshje e tillë do ta pastronte politikisht Arbër Pajazitin dhe se ai nuk mund të ishte pjesë e një koalicioni ku Pajaziti është kryetar.

“Pasi ne u larguam nga takimi, Kamberi nënshkroi marrëveshje me APN-në”, ka shkruar Isufi.

Ai e ka cilësuar këtë veprim si hipokrizi, duke shtuar se një sjellje e tillë do të dënohet nga qytetarët.

“Hipokrizi si kjo e sotmja nuk kam parë. Kjo hipokrizi e rëndë do të dënohet nga qytetarët”, ka përfunduar Isufi.

Pretendimet e Isufit lidhur me përmbajtjen e bisedimeve mbeten të pakonfirmuara nga pala tjetër.

COMMENTS