HomeShoqëri

Kaldajat me naftë zëvendësohen me ato me pelet në tri institucione

Komuna e Bujanocit ka përfunduar projektin e zëvendësimit të kaldajave të vjetra me naftë me kaldaja të reja me pelet në tri institucione publike, m

Çfarë përmban letra e liderëve të Bujanocit drejtuar instancave ndërkombëtare?
KKSH: Na është ulur buxheti
Vizitë muzeut dhe „gurëve të buajve“

Komuna e Bujanocit ka përfunduar projektin e zëvendësimit të kaldajave të vjetra me naftë me kaldaja të reja me pelet në tri institucione publike, me qëllim uljen e ndotjes së ajrit, kursimin e energjisë dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, i cili njoftoi se investimi është realizuar në çerdhen “Gëzimi ynë” në Bujanoc, si dhe në ambulancat shëndetësore në Tërnoc dhe Klenik.

Sipas Pajazitit, zëvendësimi i sistemeve të vjetra të ngrohjes pritet të ndikojë drejtpërdrejt në zvogëlimin e ndotjes së ajrit dhe rritjen e efikasitetit energjetik, duke krijuar njëkohësisht kushte më të mira për fëmijët, pacientët dhe punonjësit e këtyre institucioneve.

Vlera e përgjithshme e projektit është 49 mijë dollarë, prej të cilave 70 për qind, përkatësisht 34.300 dollarë, janë financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa 30 për qind, apo 14.700 dollarë, janë siguruar nga buxheti i Komunës së Bujanocit.

Projekti është realizuar në kuadër të iniciativës “BE për Agjendën e Gjelbër në Serbi”, përmes Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

“Ky investim do të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e ndotjes së ajrit, kursimin e energjisë dhe krijimin e kushteve më të mira për fëmijët, pacientët dhe punonjësit e këtyre institucioneve”, ka deklaruar Pajaziti.

Kryetari i komunës ka falënderuar Bashkimin Evropian, UNDP-në dhe partnerët e tjerë për mbështetjen në realizimin e projektit, duke theksuar se pushteti lokal do të vazhdojë me investime që synojnë përmirësimin e shërbimeve publike dhe mbrojtjen e mjedisit.

“Vazhdojmë me investime konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë dhe mbrojnë mjedisin”, ka përfunduar Pajaziti.

COMMENTS