Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka vizituar të rinjtë që po ndjekin kursin e gjuhës në zyrat e OSBE-së në Bujanoc, në kuadër të p

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka vizituar të rinjtë që po ndjekin kursin e gjuhës në zyrat e OSBE-së në Bujanoc, në kuadër të përgatitjeve për t’u bërë pjesë e Policisë së Serbisë.
Gjatë vizitës, Pajaziti i ka inkurajuar të rinjtë që të vazhdojnë kursin me përkushtim dhe të përgatiten sa më mirë për testin përfundimtar.
Ai ka theksuar rëndësinë e krijimit të mundësive të barabarta për të rinjtë dhe të përfaqësimit të tyre në institucionet shtetërore.
Pajaziti ka bërë të ditur se Komuna e Bujanocit do ta monitorojë nga afër këtë proces dhe do t’i mbështesë kandidatët gjatë rrugëtimit të tyre drejt përfshirjes në radhët e policisë.

COMMENTS