HomeAktuale

Certifikohet edhe lista e Sali Salihit për zgjedhjet e KKSH-së

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (KRZ) ka certifikuar listën zgjedhore “Partia Demokratike – Sali Salihi”, për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit K

Zgjedhjet në Tërrnoc më 23 qershor (e enjte)
Reagime në Luginë pas regjistrimit të padisë në Strasburg
36 vjet nga themelimi i PVD-së

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (KRZ) ka certifikuar listën zgjedhore “Partia Demokratike – Sali Salihi”, për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), të cilat do të mbahen më 8 nëntor 2026.

Lista, e propozuar nga Partia Demokratike (PD), bart emrin e Sali Salihit dhe është produkt i marrëveshjes politike ndërmjet Partisë Demokratike dhe Lëvizjes për Reforma (LR), për bashkëpunim në zgjedhjet për përbërjen e re të KKSH-së.

Sali Salihi, ekonomist i diplomuar nga Tërnoci i Bujanocit, është në krye të listës, e cila përfshin 20 kandidatë nga gjithsej 29 anëtarë sa numëron Këshilli Kombëtar Shqiptar.

Sipas listës së dorëzuar, kandidatët kanë profile të ndryshme profesionale, me përfaqësim të fushave të ekonomisë, drejtësisë dhe arsimit. Krahas Salihit, në listë janë edhe Sunaj Rexhepi, master i komunikacionit rrugor nga Rainca, Fatime Bektashi, edukatore e diplomuar nga Bujanoci, Rezarta Shabani, juriste e diplomuar nga Corrotica, si dhe Fejzi Beqiri, me titull akademik në fushën e drejtësisë.

Në mesin e kandidatëve të tjerë janë Mentori Zejnulahu dhe Ilirjane Mustafa, me formim juridik, si dhe Bajram Fejzulahu, pedagog i diplomuar nga Tërnoci. Lista përfshin gjithashtu kandidatë me përgatitje në ekonomi, inxhinieri bujqësore, teknikë makinerie dhe profesione të tjera.

Kandidatët vijnë nga vendbanime të ndryshme të Luginës së Preshevës, përfshirë Tërnocin, Samolicën, Bilaçin, Raincën, Corroticën, Bushtranin, Zhunicën, Luçanin, Breznicën dhe Tupallën, si dhe nga qytetet e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës.

Marrëveshja PD–LR në prag të zgjedhjeve

Marrëveshja ndërmjet Partisë Demokratike dhe Lëvizjes për Reforma përbën një nga zhvillimet politike në prag të zgjedhjeve të 8 nëntorit. Përmes këtij bashkëpunimi, dy subjektet synojnë të garojnë së bashku për përfaqësim në Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Zgjedhjet e 8 nëntorit do të përcaktojnë përbërjen e re të KKSH-së, institucionit që ushtron kompetenca në fushat e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip.

Lista e kandidateve:

https://www.rik.parlament.gov.rs/extfile/sr/files/additionalDocuments/791/603/Izborna%20lista%20Albanci%20Demokratska%20partija.doc

 

COMMENTS