HomePolitikë

PDSH dhe LPD nënshkruajnë koalicionin për zgjedhjet e KKSH-së, Shqiprim Musliu bartës i listës

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD) kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit për pjesëmarrje me një listë

Ambasadori i Zvicrës sot në Preshevë
Fillon zbatimi i projektit “Përmes dialogut drejt bashkimit” në Bujanoc
Mustafi përgjigjet rreth konkursit për mjetet e Kosovës

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD) kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit për pjesëmarrje me një listë të përbashkët në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH).

Sipas njoftimit të përbashkët të dy subjekteve politike, bartës i listës do të jetë kryetari i LPD-së, Shqiprim Musliu.

PDSH dhe LPD kanë bërë të ditur se synojnë të sigurojnë fitoren në këto zgjedhje, duke e cilësuar si qëllim të koalicionit rikthimin e besimit dhe të misionit të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet, dy partitë kanë ftuar aktivistët, mbështetësit dhe qytetarët që të hënën, më 19 tetor, nga ora 12:00, të paraqiten në selitë e tyre në Preshevë dhe Bujanoc për të dhënë nënshkrimet në mbështetje të listës së përbashkët.

Me këtë marrëveshje, PDSH dhe LPD do të garojnë së bashku në zgjedhjet për përbërjen e re të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

COMMENTS