HomePolitikë

Pesë meshkuj e pesë femra, ja kush janë 10 kandidatët e “Koalicionit Shqiptar” (dokument)

Pas shpalljes zyrtare të listës zgjedhore nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RIK), tashmë janë bërë të njohur edhe emrat e dhjetë kandidatëve

Pajaziti: Thirrja e PVD-së është përçarëse dhe shantazhuese
Vazhdon bashkëpunimi Tiranë-Preshevë
Në Preshevë përmbyllet manifestimi”Ditët e mërgatës”

Pas shpalljes zyrtare të listës zgjedhore nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RIK), tashmë janë bërë të njohur edhe emrat e dhjetë kandidatëve të “Koalicionit Shqiptar”, që do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, shkruan FOLonline.

Lista përbëhet nga pesë kandidatë meshkuj dhe pesë femra, ndërsa në të janë përfshirë përfaqësues të disa subjekteve politike shqiptare.

Kandidatët, sipas renditjes në listë, janë:

1. Shaip Kamberi – jurist i diplomuar, nga Tërnoci . Kandidat i PVD-së.

2. Visar Mehmeti – jurist i diplomuar, nga Presheva. Kandidat i APN-së.

3. Bajram Mustafa – inxhinier i bujqësisë, nga Tupalla e Medvegjës. Kandidat i PD-së.

4. Magbule Arifi – profesoreshë e edukatës fizike, nga Bujanoci. Kandidate e PDSH-së.

5. Mimoza Kadriji – profesoreshë e historisë dhe gjeografisë, nga Bilaçi i Bujanocit. Kandidate e LPD-së.

6. Rrezarta Shabani – juriste e diplomuar, nga Presheva. Kandidate e LR-së.

7. Arjanita Dalipi – profesoreshë e gjuhës serbe, nga Presheva. Kandidate e PVD-së.

8. Amina Nuroviq – ekonomiste e diplomuar, nga Muri i Novi Pazarit. Kandidate e PVD-së.

9. Dashnim Saqipi – magjistër i edukatës fizike, nga Rahovica e Preshevës. Kandidat i APN-së.

10. Naim Salihi – arsimtar i gjuhës serbe, nga Tërnoci . Kandidat i PD-së.

Me këtë përbërje, “Koalicioni Shqiptar” hyn në zgjedhjet e 25 tetorit me një listë prej dhjetë kandidatësh, të përbërë në mënyrë të barabartë nga pesë meshkuj dhe pesë femra.

Lista e kandidatëve për deputetë:

18. „Албанска Коалиција“ – “Koalicioni Shqiptar” – za sajt

COMMENTS