HomeKronikë

Çka dihet për aksidentin ku mbetën të vdekur dy persona nga Tërnoci

(Foto nga vendi i ngjarjes: veturat e aksidentuara) Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte, rreth orës 18:20, në rrugën e vjetër V

„Trafikimi me organe njerëzore si formë e krimit të organizuar”, monografi shkencore nga Fejzi Beqiri
Projekte konkrete për Bujanocin dhe përmirësim të punës institucionale
Dezinfektohen shkollat, të gatshme për vitin e ri mësimor

(Foto nga vendi i ngjarjes: veturat e aksidentuara)

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte, rreth orës 18:20, në rrugën e vjetër Vranjë–Bujanoc, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona, ndërsa disa të tjerë kanë pësuar lëndime.

Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes të cilat për FOLonline i transmetojnë nga Policia e Bujanocit, në aksident janë përfshirë dy automjete, një Golf 5 dhe një Toyota RAV, të cilat janë përplasur ballë për ballë.

Në Golf 5 po udhëtonte një familje nga Tërnoci, e cila po kthehej nga drejtimi i Vranjës.

Bilanci tragjik i aksidentit është dy persona të vdekur:

• O. I., i lindur në vitin 2025, fëmijë njëvjeçar
• M. I., e lindur në vitin 1964, gjyshja e fëmijës

Ndërkohë, A. L., e lindur në vitin 1998, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Nishit.

V. I., i lindur në vitin 1957, ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin e Vranjës. Bëhet fjalë për drejtuesin e Golfit 5.

Në spitalin e Vranjës është dërguar edhe D. Lj., i lindur në vitin 1981, drejtuesi i Toyota RAV, nga Baralevci i Bujanocit.

(Foto:vetura Golf 5 pas aksidentit)

Dyshohet se njëra veturë ishte në tejkalim

Sipas të dhënave paraprake nga hetimi, dyshohet se në momentin e përplasjes njëra prej veturave ishte duke kryer tejkalim. Për rrethanat e sakta dhe përgjegjësinë për aksidentin do të vendosin hetimet e organeve kompetente.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar, policia, zjarrfikësit, ekipet e emergjencës dhe organet e tjera hetuese, të cilat kanë kryer këqyrjen e vendit të aksidentit dhe mbledhjen e provave.

Sipas informacioneve paraprake, testet e kryera ndaj drejtuesve të automjeteve nuk kanë treguar praninë e substancave të ndaluara.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik janë në vazhdim.

Fotografitë janë dërguar nga lexuesit e FOLonline që kanë rastisur në vendngjarje.

COMMENTS