HomeKulturë

Gjuha shqipe përfaqësohet në Ditën Evropiane të Gjuhëve në Beograd

Gjuha shqipe është përfaqësuar sot në Beograd, krahas më shumë se 20 gjuhëve të tjera evropiane, në edicionin e 26-të të Ditës Evropiane të Gjuhëve.

Qazimi: Askush nuk mund ta njollos luftën e UÇPMB-së
Arifi e cilëson të suksesshëm procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet, thumbom Aliun
Rexhepi, takim me Komisionerin e Lartë për Pakica, Christoph Kamp

Gjuha shqipe është përfaqësuar sot në Beograd, krahas më shumë se 20 gjuhëve të tjera evropiane, në edicionin e 26-të të Ditës Evropiane të Gjuhëve.

Për të dytin vit radhazi, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Serbi prezantoi gjuhën shqipe në këtë aktivitet, me synim promovimin e shkëmbimit kulturor rajonal dhe të diversitetit gjuhësor evropian.

Në hapësirën kushtuar gjuhës shqipe, pjesëmarrësit patën mundësi të njiheshin me kulturën shqiptare përmes kuiceve interaktive, librave dhe suvenireve nga Shqipëria.

Aktiviteti u zhvillua nga ora 10:00 deri në 13:00 në gjashtë lokacione të ndryshme në Beograd dhe u organizua nga rrjeti EUNIC Serbia, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi dhe Këshilli i Evropës.

Në këtë edicion morën pjesë përfaqësues të 27 vendeve dhe organizatave, ndërsa aktiviteti mblodhi qindra nxënës dhe të rinj të moshës 12 deri në 18 vjeç, të shoqëruar nga mësuesit e tyre.

Pjesëmarrja e gjuhës shqipe në këtë aktivitet ndërkombëtar në kryeqytetin serb synon të sjellë më pranë të rinjtë dhe kulturat e ndryshme evropiane, duke promovuar shumëgjuhësinë dhe shkëmbimin kulturor.

COMMENTS