HomeNë fokus

NJË HISTORI ZHGËNJIMI HUMANITAR:

Kamioni me ndihma në vlerë mbi 300 mijë euro i dedikuar për Preshevë u kthye në Suedi pas bllokimit në doganë Nga koordinatori Omer Zuko

Nagip Tashi me nismë të re për të rinjtë e Tërrnocit: Kërkon zhvendosjen e Stacionit Policor për ndërtimin e një fushe sportive
Këshilli Kombëtar Shqiptar kërkon kujdes dhe profesionalizëm nga policia në Preshevë e Bujanoc
Drejtuesit e Bujanocit urojnë për ditën e komunës

Kamioni me ndihma në vlerë mbi 300 mijë euro i dedikuar për Preshevë u kthye në Suedi pas bllokimit në doganë

Nga koordinatori Omer Zuko

Një kamion me ndihma humanitare, me vlerë mbi 300.000 euro, i dërguar nga organizata humanitare “Human Bridge” në bashkëpunim me Shoqatën “Liria” nga Växjö i Suedisë, u nis drejt Preshevës me dokumentacion të rregullt dhe me qëllim të qartë humanitar.

Komuna e Preshevës kishte garantuar pranimin e kësaj ngarkese, e cila ishte planifikuar të shpërndahej për qytetarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Si person kontaktues dhe garantues i kësaj nisme ishte Enkel Rexhepi, në koordinim me Komunën e Preshevës.

Ngarkesa përmbante pajisje mjekësore dhe ndihma për spitale, si dhe pajisje të dedikuara për personat me aftësi të kufizuara. Vlera e përgjithshme e ndihmave kalonte shifrën prej 300 mijë eurosh.

Megjithatë, pas mbërritjes në Doganën e Vranjës, kamioni u mbajt i bllokuar për plot pesë ditë. Sipas autoriteteve doganore, kërkohej një vërtetim nga Ministria e Shëndetësisë e Serbisë, procedurë që, sipas informacioneve të marra, mund të zgjasë më shumë se dy muaj. Një afat i tillë ishte i papranueshëm për një dërgesë me karakter urgjent humanitar.

Në një bisedë telefonike me kryedoganierin Zoran Totiq, u kërkua që kamioni të lirohej nga Dogana e Vranjës dhe të vazhdonte rrugën drejt Kosovës. Sipas tij, kjo ishte e mundur vetëm nëse Komuna e Preshevës jepte një pëlqim zyrtar, me të cilin deklaronte se hiqte dorë nga pranimi i ndihmave.

Përpjekje për sigurimin e këtij dokumenti bëri edhe Enkel Rexhepi, por pa rezultat, pasi kryetarja e komunës dhe kabineti i saj ndodheshin në Shqipëri. Edhe pas kthimit të tyre, sipas deklarimeve të bëra, pëlqimi i kërkuar nuk u dha.

Si pasojë e kësaj situate, u detyruam ta tërhiqnim kamionin nga Dogana e Vranjës dhe ta kthenim në Suedi. Edhe gjatë rrugës së kthimit, kamioni u ndal sërish në Horgosh, ku qëndroi i bllokuar edhe pesë ditë të tjera, për shkak të kërkesave shtesë për dokumentacion nga autoritetet suedeze.

Në total, kamioni mbeti i bllokuar për rreth 20 ditë, ndërsa vetëm penalitetet e transportit arritën në 6.000 euro.

Kjo është hera e parë që përballemi me një situatë të tillë gjatë më shumë se dhjetë viteve të angazhimit tonë humanitar. Gjatë kësaj periudhe kemi organizuar dhe dërguar mbi 60 kamionë me ndihma humanitare drejt Kosovës dhe Shqipërisë, pa u përballur asnjëherë me pengesa të këtij lloji.

Ky rast përbën një zhgënjim të madh jo vetëm për organizatorët e aksionit humanitar, por mbi të gjitha për institucionet shëndetësore dhe qytetarët në nevojë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të cilët mbetën pa ndihmat e destinuara për ta.

COMMENTS