HomeAktuale

Rexhepi propozon seancë të përbashkët të tri kuvendeve

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, ka bërë të ditur se ka iniciuar koordinimin për mbajtjen e një seance të përbashkët të k

Pa integrim të mirëfillt të pakicave nuk ka Serbi evropiane
Mustafa kundërshton idenë e Vuçiqit
Manifestim nga fëmijët e E.P. “Gëzimi ynë” në Tërnoc(foto &video)

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, ka bërë të ditur se ka iniciuar koordinimin për mbajtjen e një seance të përbashkët të kuvendeve komunale të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, me qëllim të hartimit të një qëndrimi unik lidhur me paralajmërimet për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi.

Sipas tij, kjo çështje ka shkaktuar shqetësime të mëdha te qytetarët, veçanërisht te të rinjtë shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe familjet e tyre, duke kërkuar reagim institucional dhe zgjidhje konkrete.

Në platformën që synohet të miratohet në seancën e përbashkët parashihen katër kërkesa kryesore: kërkesa për moratorium ose shtyrje të zbatimit të obligimit përmes dialogut politik, ndalimi i dërgimit të të rinjve në kazerma, autorizimi i një delegacioni negociator për bisedime me Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe mundësia që shërbimi civil, për ata që kundërshtojnë shërbimin ushtarak për arsye ndërgjegjeje, të kryhet ekskluzivisht në institucionet lokale, pa armë.

Rexhepi theksoi se liderët politikë dhe institucionalë të Luginës duhet të flasin me një zë të vetëm për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e të rinjve, duke siguruar që kontributi i tyre të jepet në vendbanimet ku jetojnë.

Ai bëri të ditur gjithashtu se do të njoftohet Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj, nga i cili do të kërkohet mbështetje dhe kontribut diplomatik në përgatitjen dhe mbarëvajtjen e kësaj nisme institucionale.

“Vazhdojmë me hapa të sigurt, të matur dhe të koordinuar mirë. Rinia jonë duhet të qëndrojë këtu dhe e sigurt”, ka përfunduar Rexhepi në reagimin e tij.

COMMENTS