HomeShoqëri

Kujtohet veprimtari Rexhep Hasani

  Me rastin e përkujtimit të veprimtarit të njohur Rexhep Hasani, i biri i tij, Rexhepi, ka ndarë një mesazh kujtese dhe vlerësimi për jet

PRINDËRIT GJITHNJË NË PËRKRAHJE TË BERAT GJIMSHITIT
Takim i Kryetarit të Bujanocit me Ambasadorin e ri të OSBE-së dhe Komesarin e Lartë për Pakica
1000 libra për bibliotekën e qytetit dhe shkollat lokale

 

Me rastin e përkujtimit të veprimtarit të njohur Rexhep Hasani, i biri i tij, Rexhepi, ka ndarë një mesazh kujtese dhe vlerësimi për jetën dhe veprën e tij, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të rëndësishme të organizimit politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Sipas tij, Rexhep Hasani dha kontribut të jashtëzakonshëm në themelimin e Partisë për Veprim Demokratik (PVD), partisë së parë politike shqiptare në Luginën e Preshevës, si dhe në organizimin e protestave të para për të drejtat e shqiptarëve në këtë rajon. Veprimtaria e tij shtrihej edhe përtej Luginës, duke përfshirë angazhimin për çështjen e Kosovës.

Një ndër kontributet më të rëndësishme të tij ishte pjesëmarrja në themelimin dhe organizimin e Referendumit të 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992, një ngjarje historike për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

I biri i tij thekson se Rexhep Hasani mbetet jo vetëm një prind për të cilin familja ndihet krenare, por edhe një shembull i ndershmërisë, përkushtimit familjar dhe atdhedashurisë. Ai shprehet se do të përpiqet të ndjekë rrugën e babait të tij si profesionist, familjar dhe aktivist i çështjes kombëtare shqiptare.

“Lavdi jetës dhe veprës së tij”, thuhet në mesazhin përkujtimor.

COMMENTS