HomeNë fokus

Këshilli Komunal i Bujanocit: Raporte financiare, programe buxhetore…

Sot është mbajtur seanca e XIV (katërmbëdhjetë) e Këshillit Komunal të Bujanocit, ku janë shqyrtuar dhe diskutuar një sërë pikash të rëndësishme p

Partia Demokratike dërgon ftesat për bisedime rreth koalicionit
Bujanoci në partneritet me Haraçinën
Konkurs për personat me nevoja të veçanta

Sot është mbajtur seanca e XIV (katërmbëdhjetë) e Këshillit Komunal të Bujanocit, ku janë shqyrtuar dhe diskutuar një sërë pikash të rëndësishme për funksionimin e komunës dhe realizimin e projekteve komunale.

Në rend dite kanë qenë raportet financiare dhe buxhetore, programi për mbrojtjen, rregullimin dhe shfrytëzimin e tokës bujqësore për vitin 2026, si dhe disa aktvendime lidhur me formimin e komisioneve komunale dhe shqyrtimin e ankesave të qytetarëve dhe subjekteve ekonomike.

Anëtarët e Këshillit Komunal kanë diskutuar edhe për projektin e Partneritetit Publiko-Privat për modernizimin dhe mirëmbajtjen e ndriçimit publik në territorin e Komunës së Bujanocit, me qëllim të kursimit të energjisë dhe rritjes së efikasitetit energjetik.

Po ashtu, në seancë janë shqyrtuar propozime për ndryshime të vendimeve komunale, emërimin e komisioneve dhe çështje të tjera me rëndësi për administratën lokale dhe qytetarët e komunës.

COMMENTS