HomeNë fokus

Pajaziti në takim me kryetarin e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, në kuadër të shënimit të 148-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ka zhvilluar një vizitë në Prizren

S’ka para: Refuzohen ankesat për subvensione
Ferati: Alarm në Medvegjë, 7 mijë shqiptarë janë pasivizuar deri më tani
Arifi takon drejtorët e ndërmarrjeve publike dhe ata të shkollave

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, në kuadër të shënimit të 148-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ka zhvilluar një vizitë në Prizren, ku është pritur në kabinetin e kryetarit të komunës, Shaqir Totaj.

Gjatë takimit, dy kryetarët kanë biseduar për rëndësinë historike të Lidhjes së Prizrenit, si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve ndërmjet komunave respektive.

Kryetari Pajaziti ka falënderuar homologun e tij për mikpritjen dhe pritjen e ngrohtë në Prizren.

COMMENTS