HomeShoqëri

Mbrëmja e maturës në “Sezai Surroi”, ja detajet e organizimit

Shkolla e Mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc ka njoftuar se Mbrëmja e Maturës 2026 do të mbahet më 13 qershor (e shtunë) në restorantin “Breta Palace

APN propozon komision gjithshqiptarë për përgatitjen e regjistrimit të popullsisë
Diplomatët e Shqipërisë dhe Kosovës diksutojnë në Beograd agjendat për Luginën
Lutfiu planifikon t’bisedojë me partitë shqiptare rreth zgjedhjeve

Shkolla e Mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc ka njoftuar se Mbrëmja e Maturës 2026 do të mbahet më 13 qershor (e shtunë) në restorantin “Breta Palace”, me fillim nga ora 18:30.

Sipas agjendës së publikuar nga shkolla, nga ora 18:30 deri në 19:00 do të realizohet fotografimi i maturantëve me familjarët në oborrin e restorantit, ndërsa më pas do të organizohet vallëzimi me tupanë. Hyrja solemne e nxënësve në sallë së bashku me kujdestarët e klasave është paraparë nga ora 19:30 deri në 20:00, kurse programi festiv dhe argëtues do të zgjasë deri në ora 02:00 pas mesnate.

Nga shkolla është bërë edhe një apel për prindërit lidhur me sigurinë e nxënësve. Ata obligohen që në përfundim të mbrëmjes t’i marrin vetë maturantët pranë restorantit, si dhe të mos ua japin automjetet në përdorim.

“Ju urojmë maturantëve një mbrëmje të paharrueshme, plot gëzim, respekt dhe kujtime të bukura”, thuhet në urimin e shkollës.

COMMENTS