HomeAktuale

Kongresmenët amerikanë në KKSH

Kongresmenët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam po qëndrojnë sot për vizitë në Preshevë, ku janë pritur në zyrat e Këshillit Kombëtar Shqi

Fillim i “nxehtë” i fushatës: Përplasen Mustafi dhe Pajaziti
Seanca e parë e rregullt e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme të Komunës së Bujanocit
NËNSHKRUHEN 33 KONTRATA ME ASISTENTËT PERSONAL PËR FËMIJËT ME NEVOJA TË VEÇANTA

Kongresmenët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam po qëndrojnë sot për vizitë në Preshevë, ku janë pritur në zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar nga kryetari i këtij institucioni, Enkel Rexhepi, së bashku me deputetin Shaip Kamberi dhe bashkëpunëtorë.

Sipas Rexhepit, gjatë takimit janë diskutuar çështjet kryesore me të cilat përballet Lugina e Preshevës prej dekadash, përfshirë pasivizimin e adresave, mosnjohjen e diplomave, mospërfaqësimin në institucione, mungesën e investimeve dhe moszhvillimin ekonomik të komunave me shumicë shqiptare.

Ai ka theksuar se moszbatimi i Planit 7 Pikësh dhe i Planit Aksional për integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, si dhe moshapja e kufirit Miratoc–Llojan, janë dëshmi të një qasjeje diskriminuese ndaj shqiptarëve në Luginë.

Në takim ishte e pranishme edhe Teuta Fazliu, e cila sipas Rexhepit ka paraqitur para kongresmenëve rastin e saj të pasivizimit të adresës, çështje që ajo e ka dërguar deri në Gjykatën e Strasburgut.

Kryetari i KKSH-së ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm projektligjin e kongresmenit Keith Self, i cili sipas tij ka marrë mbështetje nga të dy kampet politike në SHBA dhe shihet si një mundësi për rritjen e presionit ndërkombëtar ndaj Serbisë lidhur me respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Rexhepi ka falënderuar kongresmenët amerikanë për vizitën dhe mbështetjen, duke theksuar se shqiptarët e Luginës mbeten ndër komunitetet më proamerikane në rajon.

COMMENTS