HomeNë fokus

Pajaziti pret përfaqësuesit e BE-së

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur në takim Maurizio Di Veroli, Shef i Dikasterit për Bashkëpunim pranë Delegacionit në Se

Nënshtrimi i politikanëve shqiptarë të Luginës ndaj pushtetit të Vuçiqit
Dështon formimi i qeverisjes në KKSH, priten Masat e Përkohshme
Pajisje të reja për zjarrfikësit e Bujanocit

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur në takim Maurizio Di Veroli, Shef i Dikasterit për Bashkëpunim pranë Delegacionit në Serbi, së bashku me përfaqësuesit e UNHCR dhe UNOPS.

Sipas njoftimit të kryetarit Pajaziti, gjatë takimit është diskutuar për projektet e përbashkëta që janë në zhvillim e sipër në komunë, si dhe për projektet e hartuara nga Komuna e Bujanocit, për të cilat po kërkohet mbështetje dhe partneritet strategjik ndërkombëtar.

Në fokus të bisedimeve kanë qenë zhvillimi i sektorit të bujqësisë, investimet në infrastrukturë, përmirësimi i kushteve për qytetarët dhe forcimi i partneritetit ndërinstitucional në funksion të zhvillimit lokal.

Pajaziti ka theksuar gatishmërinë e komunës për vazhdimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me synimin e realizimit të projekteve konkrete që krijojnë më shumë mundësi zhvillimi për qytetarët.

Ai ka potencuar se Bujanoci mbetet i përkushtuar për bashkëpunim afatgjatë me Bashkimin Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve.

COMMENTS